Kamatat e kredive në korrik 4,68%, depozitat e reja me kamata më të ulëta

Nga I.A
1,309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme në korrik 2026 ka qenë 4,68%, që paraqet një rritje minimale mujore prej 0,01 pikë përqindje. Në nivel vjetor, megjithatë, norma e interesit është ulur për 0,23 pikë përqindje.

Te depozitat e përgjithshme, norma mesatare e interesit ka arritur 2,18%, me rritje mujore prej 0,01 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me korrikun e vitit të kaluar është më e ulët për 0,03 pikë përqindje.

Norma mesatare e interesit të kredive të reja të miratuara në korrik është rritur për 0,06 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar dhe për 0,02 pikë përqindje në nivel vjetor. Ajo arrin 4,44%.

Te depozitat e reja të pranuara, norma mesatare e interesit në korrik ka qenë 2,42%, që është rënie prej 0,12 pikë përqindje në nivel mujor. Në bazë vjetore, norma është më e lartë për 0,07 pikë përqindje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër