Kanadaja kërkon lidhje më të ngushta ekonomike me BM-në dhe BE-në

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 21 shtator, Zhurnal.mk – Ministri kanadez i Financave, François-Philippe Champagne ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se këto vende kanë vlera dhe interesa të ngjashme, sipas BBC.

Kanadaja ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian, në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ekonomia globale po ndryshojnë.

Ministri kanadez i Financave, François-Philippe Champagne tha se Kanadaja dhe Britania e Madhe, ndajnë të njëjtat vlera dhe një vizion të ngjashëm për botën, duke propozuar një bashkëpunim më të ngushtë.

“Ne jemi vende të pavarura dhe sovrane, por jemi më të fortë së bashku”, tha Champagne për BBC.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar që Kanadaja të marrë statusin e “anëtarit të asociuar” të BE-së.

Aktualisht, ky status nuk parashikohet nga traktatet e Bashkimit Evropian dhe detajet e tij ende nuk janë përcaktuar.

Kryeministri kanadez, Mark Carney ka theksuar se vendi nuk synon anëtarësimin e plotë në BE, por kërkon lidhje më të forta në fushat e mbrojtjes, tregtisë, shërbimeve financiare, energjisë dhe inteligjencës artificiale.

Qeveria kanadeze po përpiqet gjithashtu, të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike me partnerë të tjerë, në një kohë tensionesh më të mëdha në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër