9
Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Më 22.09.2026 në orën 12:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Gj.S. (39) nga Tetova. Ai kërkohej me fletëarrestim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Tetovë për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muajsh për vepër të kryer penale sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.
