Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhimin e mbetjeve komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar një Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,27% krahasuar me vendimin e datës 22.6.2026.
Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me llogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje mesatare: te benzina për 0,243%, te dizeli për 2,183%, te vaji ekstra i lehtë për 1,907% dhe te mazuti ulja është 4,388%.
Kursi i denarit ndaj dollarit amerikan në periudhën e fundit, mbi bazën e të cilit u formësuan çmimet në llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 1,5132%.
Nga data 30.6.2026, prej orës 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
• Benzinë EUROSUPER BS – 95: 84,50 denarë/litër
• Benzinë EUROSUPER BS – 98: 86,50 denarë/litër
• Dizel EURODIZEL BS (D E V): 80,00 denarë/litër
• Vaj ekstra i lehtë për djegie (EL 1): 79,50 denarë/litër
• Mazut M 1 NS: 41,495 denarë/kilogram
Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D E V) ulet për 0,50 denarë/litër.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS 95 dhe EUROSUPER BS 98 rriten për 0,50 denarë/litër.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL 1) mbetet i pandryshuar.
Çmimi me pakicë i mazutit M 1 NS ulet për 0,796 denarë/kg.
KRRE thekson se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 30.6.2026. Shitësit me shumicë dhe me pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund t’i formojnë çmimet edhe më të ulëta se maksimumi i përcaktuar.
