Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës dhe lideri i VLEN-it, Bilall Kasami, i shoqëruar nga ministrat Jeton Shasivari, Besar Durmishi dhe Përfaqësuesin Special të Maqedonisë së Veriut në Gadishullin Arabik Salim Sulejmani, vizitoi sot Ambasadën e Shtetit të Katarit në Shkup.
Vizita u realizua për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ku Kasami nënshkroi edhe në librin e zisë.
“Në emrin tim dhe të qytetarëve të Tetovës, familjes mbretërore, udhëheqjes dhe popullit mik të Katarit u shpreha ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Allahu e mëshiroftë!” – shkroi Kasami.
