​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, të enjten konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Nga D. V.
408 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i partisë dhe deputeti “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, tha se nuk ka zhvilluar ende një takim me Kurtin,

Rashiq, i cili sot shkoi ta bëjë regjistrimin për deputet të legjislaturës së 11-të tha se qeveria nuk do të votohet të enjten.

“Nuk jemi takuar por besoj se takohemi këto ditë. Sikurse e dini, për nesër besoj se do ta kemi vetëm pjesën e konstituimit të kuvendit, nuk do të hyjmë në marrëveshje tjera. Pres që pas ditës së nesërme të takohemi në një moment dhe të flasim për një angazhim për qeverinë e re, kurdo që bëhet një gjë e tillë e mundshme. Sa e di unë nuk do të votohet qeveria”, tha Rashiq.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten, më 6 gusht nga ora 10:00 pritet të jenë në seancën plenare për konstituimin e legjislaturës së 11-të. /kp/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër