Kasami: Vijojnë punimet për ndërtimin e terrenit multifunksional në Gjimnazin e Tetovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e terrenit multifunksional në hapësirat e Gjimnazit të Tetovës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kasami ka ndarë fotografi nga terreni, duke njoftuar për vijimin e punimeve.

“Me këto fotografi nga fusha e Gjimnazit të Tetovës, ku puna për ndërtimin e terrenit multifunksional po vazhdon, ju uroj fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Kasami.

 

artikuj të ndërlidhura