Kate Hudson shkëlqen në TIME100 Gala me veshje tërësisht të zezë

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kate Hudson bëri një paraqitje elegante në TIME100 Gala në New York, ku u nderua si një nga njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2026.

Aktorja 47-vjeçare u shfaq me një dukje tërësisht të zezë, me doreza lëkure dhe një stil të kuruar në detaje.

Ajo u shoqërua në event nga djali i saj 22-vjeçar, Ryder Robinson, i cili ishte veshur me kostum klasik të zi, shkruan DailyMail.

Hudson është përfshirë në listën TIME100 në kategorinë “Ikona”, mes emrave të njohur globalë.

Eventi u mbajt në Jazz at Lincoln Center në New York dhe mblodhi shumë figura të njohura të showbiz-it, ndërsa për Hudson u shkrua edhe një dedikim special nga mikja e saj Mindy Kaling, e cila e vlerësoi për talentin, humorin dhe zhvillimin e saj në karrierë dhe jetë personale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër