Katër qytetet “inteligjente”, që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Si mund të zgjedhësh një qytet inteligjent? E kemi fjalën për mënyrën e planifikimit urban, që ka zgjidhur përfundimisht problemet e trafikut rrugor, çiklistëve dhe këmbësoreve.

Disa qytete evropiane kanë bërë hapa gjigante në teknologji dhe energji. Ja pse këto qytete janë pjesë e klasifikimit tonë:

Kopenhaga

Jo me kot njihet botërisht si qyteti i gjelbër. Kopenhagen është qyteti me nivelin më të ulët të karbonit dhe ka një plan të admirueshëm për reduktimin e tij deri në 2025-n. Për përmbushjen e këtij objektivi i është dashur të vendos sanksione të rrepta, në politikat e gjelbërimit. Si një nga qytetet më ekologjik, Kopenhagen është kryeqyteti me përdorimin më të madh të biçikletave. Më shumë se 40% e qytetarëve përdorin biçikleta si mjet transporti. Kjo ka bërë që të prodhohen biçikletat inteligjente. Ato matin trafikun dhe nivelin e ndotjes së ajrit.

Vjena

Cilësia e lartë e jetesës dhe larmia e projekteve inteligjente, bëjnë që kryeqyteti i Austrisë të klasifikohet si i tillë. Vjena ka krijuar një ent publiko-privat, TINA Vjena, qëllimi i të cilit është zhvillimi i zgjidhjeve dhe strategjive inteligjente për qytetin. Në propozimet aktuale për zhvillimin janë rreth 100 projekte, duke u konsideruar një ndër to është “Citizen Solar Power Plant”. Objektiv i tij është që deri në vitin 2030 , të jetë bërë e mundur që prodhimi i 50% të energjisë të nxirret nga burime të rinovueshme.

Barcelona

E njohur për arkitekturën surreale, artin, kulturën dhe motin me diell, Barcelona është gjithashtu një qytet inteligjent. Qëllimi i tij është të nxisë mbarë botën, në lëvizjen e qyteteve inteligjente, duke shpresuar jo vetëm zhvillimin e tij, por edhe të çdo qyteti në botë. Një nga mënyrat e bashkëpunimit me qytetet e tjera inteligjente është organizimi i të parit event global “Smart Cities Expo World Congress”. Barcelona ishte ndër të parët qytete, që vuri në zbatim projektin e zhvillimit të lëvizjes, duke vendosur rreth 6000 biçikleta në çdo cep të tij.

Stockholm

40% të tij e zënë hapësirat e gjelbra dhe për këtë arsye Stockholmi ishte qyteti i parë, që mori statusin e “Qytetit të Gjelbër në BE”. Ashtu si dhe Kopenhagën, kryeqyteti i Suedisë po bën përpjekje maksimale për reduktimin e nivelit te karbonit deri në 2050-n, por projektet inteligjente nuk ndalen këtu. Stockholmi u rendit i 7-ti në botë për politikat dixhtale dhe mori vendin e parë për angazhimin e tij në siguri dhe privatësi. Teknologjitë e reja të komunikimit dhe të informacionit janë testuar në Stokholm Royal Seaside (SRS), projekt i rigjenerimit urban. Qëllimi i tij është rritja e ekonomisë vendase dhe përmirësimi i cilësisë së jetës për banorët kryeqytetas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër