Tiranë, 18 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, Mbrojtja informon se deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 7 vatra të regjistruara, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim.
Forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbështetja e Forcave të Armatosura ka qenë e konsiderueshme, me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt po vijon puna për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Mirditë vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë, ndërsa forcat janë pozicionuar pranë zonës dhe nuk ka rrezik për banesat.
Zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht, pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Gjithashtu është shuar plotësisht vatra në Bruç, Mat, ndërsa vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë janë në monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 7 vatra të regjistruara, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim. Forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbështetja e Forcave të Armatosura ka qenë e konsiderueshme, me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat aktive kryesore:
Dajt, Tiranë – Vijon puna për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, vatra është riaktivizuar, por po ndiqet nga forcat operacionale dhe gjithashtu nuk rrezikon banesat.
Lufaj, Mirditë – Vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë. Forcat janë pozicionuar pranë zonës dhe nuk ka rrezik për banesat.
Mali i Tërbunit, Pukë – Vijon operacioni në terren të vështirë. Janë angazhuar 13 zjarrfikës, 8 punonjës të Shërbimit Pyjor, 45 forca bashkiake, 22 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht, pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Gjithashtu është shuar plotësisht vatra në Bruç, Mat, ndërsa vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë janë në monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Në të gjitha vatrat vijon angazhimi dhe monitorimi i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe kufizimin e përhapjes së zjarreve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
