Katër viktima pas sulmit në shkollë

Nga D. V.
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 15 prill, zhurnal.mk – Katër persona, përfshirë tre nxënës, u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën dje, në një sulm ndaj një shkolle në provincën Kahramanmaras, në jug të Turqisë, njoftoi sot guvernatori lokal.

“Për fat të keq kanë ndodhur katër vdekje. Midis viktimave janë një mësues dhe tre nxënës. Gjithashtu kemi 20 të plagosur”, u tha gazetarëve guvernatori Mukerrem Unluer.
“Një nxënës mbërriti në shkollë me armë, me sa duket të babait të tij, në çantën e shpinës. Ai hyri në dy klasa dhe hapi zjarr pa dallim”, shpjegoi guvernatori.
“Autori i sulmit, një ish-nxënës i shkollës i lindur në vitin 2007, më pas qëlloi ndaj vetes”, shtoi guvernatori.

Sipas televizionit publik TRT, që citon autoritetet lokale, në mesin e të plagosurve ishin 10 nxënës dhe katër mësues, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Pamje të publikuara nga mediet lokale tregojnë nxënës që largohen me vrap nga shkolla, ndërsa jashtë saj janë vendosur forca të shumta policie, të paktën një mjet i blinduar dhe ambulanca.

”Fillimisht hapi zjarr në mënyrë të rastësishme në oborr dhe më pas brenda shkollës”, raportoi një dëshmitar.

Ngjarje të tilla janë relativisht të rralla në Turqi, ku megjithatë, sipas vlerësimeve të një fondacioni lokal, qarkullojnë dhjetëra miliona armë zjarri, shumica prej tyre në mënyrë të paligjshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër