Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor të Iranit

Nga Xh M
161 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 21 prill Zhurnal.mk – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Forca Hapësinore Amerikane po monitorojnë vazhdimisht tre objektet bërthamore në Iran që u goditën nga sulmet amerikane në qershor 2025, si pjesë e Operacionit ‘Midnight Hammer’.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se Forcat Hapësinore “kanë kamera në çdo centimetër” të tre objekteve bërthamore iraniane që u shënjestruan nga Shtetet e Bashkuara gjatë Operacionit Midnight Hammer vitin e kaluar.

Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi se sulmet “shkatërruan plotësisht vendet ku ndodhet uraniumi, deri në atë pikë sa Irani i etur për gjak nuk ka qenë në gjendje t’i qaset ose t’i gërmojë ato”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër