5
Poezi nga: Ángel González
Përktheu: Maksim Rakipaj
Është muzikë … Vazhdon
të dhembë në shpirt.
Nga kohë e largët vjen,
nga një kohë e vështirë
humbur përgjithmonë.
Përtej caqeve të muzikës shkon.
Ka trup, ka kundërmim,
ka pluhurin e një ngjarjeje të turbullt,
kujtimin e diçkaje që s’u jetua kurrë,
të një shprese të vagullt që s’u përmbush.
I themi thjesht:
Ajo kënga.
Por s’është vetëm kaq.
Më tepër është trishtim.
