Japonia po ndërmerr hapa të rinj për të mbështetur përdorimin e robotëve humanoidë në jetën e përditshme.
Kompania GMO AI & Robotics ka prezantuar “GMO Humanoid Ambulance”, një automjet i pajisur me pjesë rezervë dhe mjete riparimi për robotët humanoidë.
Brenda automjetit do të jetë edhe një inxhinier, i cili do të ndërhyjë në rast defekti apo prishjeje të robotëve.
Kompania synon që shërbimi të nisë në Tokio gjatë këtij muaji dhe ta përdorë për të garantuar funksionimin e vazhdueshëm të humanoidëve.
– YouTube www.youtube.com
Ndërkohë, robotët humanoidë po testohen edhe në aeroportin Haneda për transportin e bagazheve dhe në stacionet hekurudhore të Osakës për shërbimin ndaj klientëve.
Këto iniciativa tregojnë përpjekjet e Japonisë për të krijuar një infrastrukturë të plotë që do të mundësojë përdorimin e gjerë të robotëve humanoidë në të ardhmen.
