Kërcënoi bashkëshorten me vdekje para fëmijëve, arrestohet 49-vjeçari në Gostivar

Nga B.M
603 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Më 07.02.2026, rreth orës 23:10, në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria J.M. (49), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”.
Paraprakisht, rreth orës 20:10, në Stacionin Policor të Tetovës, një grua 38-vjeçare ka denoncuar se bashkëshorti i saj J.M., me të cilin ndodhet në procedurë divorci, i ka drejtuar kërcënime serioze për jetën, dhe kjo në prani të fëmijëve të tyre të mitur.
Sipas kallëzimit, në incident është përfshirë edhe L.M., i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht denoncuesen.
I dyshuari J.M. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa policia po ndërmerr masa dhe veprime për zbardhjen e plotë të rastit dhe për dokumentimin e tij në koordinim me organet kompetente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër