Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Më 20.08.2026 në orën 12:25, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria B.H.(37) nga fshati Duf për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “rrezikim i sigurisë”. Paraprakisht në orën 09:00, G.A.(45) nga fshati Nikiforovë, udhëheqës në NP Parku Kombëtar “Mavrova”, ka denoncuar se më 17.08.2026 rreth orës 16:00, B.H. e ka kërcënuar përmes telefonit sepse nuk i është lëshuar fletëpërcjellëse për drunj pa pagesë paraprake. Sipas denoncimit, më 18.08.2026, pasi nga ana e policisë i është konfiskuar një automjet transportues, B.H. me përdorim të forcës ka hyrë në zyrën e G.A. në administratën e parkut kombëtar dhe e ka kërkuar atë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Kërcënoi drejtorin e Parkut Kombëtar “Mavrova” dhe hyri me forcë në zyrat e tij – arrestohet 37-vjeçari
Nga D V
Nga D V
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos
704
Artikulli i mëparshëm
Tetovë: 80-vjeçari raporton se u sulmua fizikisht nga i afërmi i saj
Artikulli i ardhshëm
