Kërkimet për Eglant Koçin, gjendet një turp i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Në Ibë të Tiranës, nga kërkimet e policisë me dron, është konstatuar në një zonë malore një trup njeriu. Janë nisur alpinistët e RENEA-s për të verifikuar nëse është trup njeriu dhe nëse i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Autori i dyshuar është shoku i tij, Armando Shakaj, makina e të cilit është gjurmuar deri në Ibë. Pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.

Familjarët kanë humbur kontaktet me 34-vjeçarin që më datë 4 qershor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër