Reagon Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja

Nga D. V.
1,116 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjithave votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kurti, përmes një videoje të publikuar ne profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët për siç ka thënë ai besimin e dhënë.

“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore”, ka thënë ai.

“Në zgjedhjet e 7 qershorit Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti i parë politik me rezultat të qartë 47.135 me gjithsej 53 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vazhdojmë të jemi subjekti më i madh në vend e në Kuvend dhe edhe njëherë përfaqësojmë shumicën shqiture në Parlament”, ka shtuar ai.

Postimi i tij i plotë:

Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë.

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër