Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot pas hetimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sot në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave, me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj.

Mbledhja zhvillohet pas nisjes së procedimit penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, e dyshuar se ka përcjellë informacione të klasifikuara te Ergys Agasi gjatë arratisë së tij.

Në fokus të mbledhjes pritet të jenë çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga titullarët e 13 institucioneve dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës. Në mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh më herët se Hyseni do të përballet individualisht me drejtësinë, ndërsa e cilësoi masën ndaj saj si ekstreme. Sipas kryeministrit, hetimi penal ndaj një drejtuesi të SHISH-it ka implikime që lidhen edhe me sigurinë kombëtare dhe interesat e shtetit.

Rama ka deklaruar se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare duhet të diskutohet për garancitë e nevojshme për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë dhe informacionit të klasifikuar në rastet kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër