Këta janë produktet që shënuan rritje më të madhe të çmimeve

Nga Xh M
1,065 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 korrik Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të çmimeve të produktet bujqësore, ashtu që rritje më e madhe u regjistrua te bimët industriale (19 përqind) dhe patatet (10 %).

“Çmimet në bujqësi në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 6.4 %, dhe tek autputi për 4.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te produktet bimore kemi rritje për 5.9 përqind, ndërsa te ato blegtorale vetëm 0.2 përqind. Ulje kemi vetëm te produktet me origjinë shtazore (5.3 %) dhe bimët e bagëtive (3.4 %).

“Në pjesën e inputeve, në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2025, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 6.2 %, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 8.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër