Këtë fundjavë do të bëhet dezinsektim ajror në Shkup

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit informon se më 19 shtator 2026 (e shtunë) dhe 20 shtator 2026 (e diel), në orët e para të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave në zonën e qytetit.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur në kohë bletët.

artikuj të ndërlidhura