KFOR-i amerikan dhuron pajisje për zjarrfikësit e Ferizajt

Nga D V
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj ka pranuar një donacion nga Brigada Shumëkombëshe Lindje e KFOR-it amerikan, e vendosur në kampin “Bondsteel”.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, në ceremoninë e pranimit të donacionit mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Alberton Sahiti, ndërsa pajisjet u pranuan nga komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Zymri Krasniqi.

Krasniqi e cilësoi donacionin si të rëndësishëm për brigadën, duke theksuar se ai do t’i përmirësojë kushtet e punës dhe do t’i rrisë kapacitetet operative të zjarrfikësve.

Gjatë ceremonisë u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Brigadës Shumëkombëshe Lindje të KFOR-it dhe Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, me synim thellimin e bashkëpunimit në fushën e emergjencave.

Sahiti falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër