KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit, situata në kufi e qetë

nga D. V.

Misioni i Forcës së Kosovës (KFOR) ka reaguar pas raportimeve për plagosjen dhe rrëmbimin e një qytetari serb në Leposaviq, ngjarje për të cilën Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Në një përgjigje për Tëvë1, KFOR-i ka bërë të ditur se është në dijeni të raportimeve lidhur me incidentin dhe se situata e sigurisë përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL) aktualisht është e qetë.

“Jemi në dijeni të këtyre raporteve. Situata e sigurisë në Vijën Kufitare Administrative është e qetë. Policia e Kosovës ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës të ABL-së me KFOR-in. Për çdo koment të mëtejshëm, ju referoj te PK-ja”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Tëvë1.

KFOR-i theksoi se është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera përgjegjëse për të siguruar qetësinë dhe stabilitetin në zonat kufitare.

Policia e Kosovës kishte njoftuar më herët se më 1 nëntor, një qytetar serb nga Leposaviqi është plagosur dhe më pas rrëmbyer nga persona që dyshohet se i përkasin xhandarmërisë serbe, në afërsi të zonës kufitare Kosovë–Serbi.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More