Khloe Kardashian tregon incidentin në festivalin “Coachella”: U drogova pa e ditur

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ylli i reality show-t, Khloé Kardashian, ka rrëfyer se një herë kur kishte marrë pjesë në festivalin Coachella, përjetoi një situatë të frikshme, duke thënë se ishte droguar pa e kuptuar.

Deklarata u bë në episodin e së mërkurës të podkastit të saj “Khloé in Wonderland”, ku ajo tregoi se ka shkuar vetëm një herë në Coachella dhe se kjo ndodhi “shumë kohë më parë”. “Kam shkuar një herë. Ishte shumë kohë më parë – më duket si 2016, ose diçka e tillë”, u shpreh ajo, duke shtuar se përvoja nuk ishte aspak e mirë.

Sipas Khloé-s, në atë mbrëmje ajo kishte pirë një pije dhe menjëherë kishte nisur të ndihej “shumë çuditshëm”. “Nuk ishte përvoja më e mirë. U drogova pa e ditur, por mendoj se të gjithë e dinin”, tha ajo. Më pas, ajo shtoi se ndoshta thjesht nuk e kishte kuptuar situatën në atë moment: “Mendoj se unë isha ajo ‘budallaqja’ që nuk e kuptova se të gjithë ishin në drogë… mbaj mend që piva atë pije dhe fillova të ndihem krejt e çmendur”.

 Foto: Khloe Kardashian/Instagram

Ajo theksoi se ndjenja më e rëndë ishte fakti që nuk e dinte pse po ndihej ashtu. “Askush nuk do të ndihet në atë mënyrë dhe të mos dijë pse po ndihet kështu”, tha Kardashian. Sipas saj, ajo nuk e kuptoi çfarë po ndodhte deri pasi gjithçka mbaroi. “Nuk e kuptova derisa kaloi, që unë isha në drogë… dhe të gjithë po më bërtisnin sepse nuk dilja nga banjoja”, u shpreh ajo, duke treguar se kishte qëndruar e mbyllur në banjo për orë të tëra.

Në rrëfim, Khloé tha se u frikësua shumë dhe u fut “në kokën e saj”, duke e përshkruar përvojën si të rëndë dhe të pasigurt. Ajo sqaroi gjithashtu se nuk beson se dikush e kishte “targetuar” qëllimisht, por se thjesht nuk e kishte kuptuar që pija që po konsumonin mund të përmbante substanca. “Nuk mendoj se dikush, si me qëllim, më drogoi… thjesht nuk e kuptova çfarë po ndodhte”, la të kuptohet ajo.

 Foto: Steve Lucero/BFA / Shutterstock

Page Six vuri në dukje se, ndonëse Khloé e kujton si vitin 2016 “ose diçka e tillë”, ajo ishte fotografuar për herë të fundit në Coachella në vitin 2015. Artikulli kujton gjithashtu se në të njëjtin episod të podkastit, Kardashian foli edhe për tema të tjera personale, përfshirë arrestimin e saj për DUI në vitin 2007 dhe përjetimin e saj në burg.

– YouTube  youtu.be

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër