Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfaqen së bashku në Los Angeles, lidhja e tyre bëhet gjithnjë e më e fortë

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë parë së bashku në Los Angeles, teksa vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre që ka rreth pesë muaj.

Ylli 45-vjeçare mbërriti me avion privat nga Londra dhe u shfaq me një stil sportiv, duke mbajtur kapelë bejsbolli, xhaketë bardhë e zi dhe pantallona lëkure, ndërsa Hamilton u pa me veshje të errëta sportive.

Dyshja, të cilët njihen prej më shumë se një dekade, e bënë publike romancën e tyre në muajin shkurt, shkruan DailyMail.

Kjo ndodhi gjatë eventit të Super Bowl dhe që atëherë janë parë shpesh së bashku në dalje publike.

Së fundmi ata janë fotografuar duke u kapur për dore edhe gjatë festivalit Coachella, ku ndoqën performancën e Justin Bieber, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë koncertit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër