Kina: Ndërtimi i komunitetit me të ardhme të përbashkët mes Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit shënon arritje të vazhdueshme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 4 shtator, Zhurnal.mk – I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjet e vendeve ishullore të Paqësorit, Qian Bo, u shpreh më 1 shtator në Dialogut e 55-të midis Liderëve të vendeve Ishullore të Paqësorit dhe Partnerëve, se nën udhëheqjen strategjike të liderëve, ndërtimi i komunitetit me të ardhme përbashkët Kinë-vendet ishullore të Paqësorit po arrin vazhdimisht arritje të reja.

Në fjalën e tij, Qian Bo tha se Kina vlerëson faktin se shumica e vendeve anëtare të forumit i përmbahen me vendosmëri parimit të një Kine. Kina do të vazhdojë të mbajë parimin e “katër respektimeve të plota”, duke mbështetur me vendosmëri vendet ishullore në çështjet që lidhen me interesat thelbësore të secilës palë, duke forcuar sinkronizimin e strategjive të zhvillimit, duke u fokusuar në nevojat reale të vendeve ishullore dhe duke promovuar thellimin e marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik midis dy palëve, në mënyrë që të sjellin më shumë përfitime për popujt.

Qian Bo deklaroi se Kina mbështet transformimin energjetik të vendeve ishullore, ndërtimin e partneriteteve blu dhe zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe investues, gjë që u vlerësua dhe u mirëprit nga të gjitha palët.

Gjatë forumit, Qian Bo u takua gjithashtu me liderët dhe personalitetet politike të vendeve ishullore që kanë marrëdhënie diplomatike me Kinën.

artikuj të ndërlidhura