Kjo është Audi më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë – kushton 600 mijë euro

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Audi ka prezantuar Nuvolari-n, makinën rrugore më të fuqishme dhe më të shpejtë në historinë e markës.

Supermakina hibride plug-in zhvillon 987 kuaj fuqi dhe është një homazh për legjendën italiane të motorsportit, Tazio Nuvolari.

Prezantimi u zhvillua në Mantova, ku Nuvolari u shfaq përkrah Auto Union Type D, makinës me të cilën piloti italian fitoi Çmimin e Madh të Italisë në vitin 1938.

Modeli është zhvilluar në vetëm 405 ditë dhe përdor një karroceri tërësisht prej fibrash karboni.

Motori V8 biturbo 4.0 litra, i kombinuar me tre motorë elektrikë, e çon makinën nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kalon 350 km/h.

Audi do të prodhojë vetëm 499 ekzemplarë, me çmim të parashikuar nga 500,000 deri në 600,000 euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër