Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

Nga D V
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha

Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe daljet po realizohen brenda pak minutash. Të dhënat tregojnë se situata është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata të automjeteve.

Në pikat Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, shkruan Sinjali pritjet lëvizin kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, në Dheu i Bardhë, Globoqicë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stanqiq, koha e pritjes është rreth 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikat kufitare, ndërsa qytetarët që udhëtojnë mund të kalojnë kufirin pa vonesa të konsiderueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër