Kjo është partia më e re në Kosovë, e konfirmon KQZ-ja

Nga Xh M
81 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për regjistrimin e një partie të re politike në Kosovë, “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale” (PQMS).

Sipas njoftimit zyrtar, iniciativa qytetare me këtë emër, e udhëhequr nga Sali Salihu, kishte dorëzuar aplikacionin për regjistrim më 17 mars 2026, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentet e kërkuara sipas rregullores përkatëse për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.

Pas shqyrtimit fillestar, Zyra për Regjistrim të Partive Politike ka verifikuar dokumentacionin, përfshirë statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar dhe nënshkrimet e përkrahësve. Iniciativa është udhëzuar të bëjë disa plotësime dhe ndryshime, të cilat i ka dorëzuar brenda afatit të përcaktuar.

Më pas, kërkesa për regjistrim është vënë në shqyrtim publik nga 1 deri më 7 prill 2026, periudhë gjatë së cilës nuk është paraqitur asnjë ankesë.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, KQZ ka vendosur ta regjistrojë këtë subjekt politik, i cili do të përfshihet në regjistrin e partive politike në Kosovë si partia e 53-të me radhë.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ ka marrë vendim edhe për emërimin e komisionit të pranimit për pozitën e Drejtorit të Sekretariatit të këtij institucioni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër