Klauzola e kontratës që mund ta rikthejë Mourinhon te Real Madridi

Nga B.M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri portugez Jose Mourinho nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Real Madridi.

Në kontratën aktuale që e lidh me Benfica ekziston një klauzolë që mund ta lehtësojë transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’ sapo të përfundojë sezoni aktual.

Neser (e martë), nga ora 21:00, Benfica dhe Real Madridi do të përballen në stadiumin ‘Estadio da Luz’ në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve, duke hapur kështu garën për të arritur në 1/8-at e finales së kompeticionit më të lartë kontinental.

Kjo përballje ka rilindur spekulimet që e lidhin Mourinhon me klubin e Chamartin.

Sipas gazetës As, edhe pse kontrata e tij me Benfica zgjat deri në qershor të 2027, dokumenti përmban një mekanizëm që mund ta lehtësojë largimin e tij verën e ardhshme, nëse brenda dhjetë ditëve pas ndeshjes së fundit të sezonit të ‘Aguilas’, ndonjë klub e bind Mourinhon, ai mund të ndërpresë kontratën pa detyrim për kompensim financiar.

Në parim, Mourinho dëshiron të qëndrojë te Benfica, por është i qartë se një telefonatë nga ekipi i Chamartin mund të ndryshojë gjithçka.

Natyrisht, kjo telefonatë e mundshme varet nga rezultatet që do të arkëtojë skuadra e Real Madridit deri në fund të sezonit.

Nëse ekipi përfundon sezonin me ndonjë titull ose të paktën me ndjesinë e një gare të luftuar deri në fund, është shumë e mundshme që Alvaro Arbeloa të vazhdojë në detyrë.

Përndryshe, klubi mund të vendosë të shfrytëzojë klauzolën e trajnerit nga Setubal. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër