Klekovski: Zgjidhet problemi i pacientëve me hemofili janë siguruar mbi një milion njësi faktor

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, së bashku me drejtorin e Institutit për Mjekësi Transfuzive, Amir Elezi, njoftuan sot në një konferencë për shtyp se janë siguruar 1,2 milionë njësi faktor 8 për trajtimin e hemofilisë, me vlerë rreth 500 mijë dollarë.

“Me përpjekje të koordinuara me Institutin për Mjekësi Transfuzive, MALMED dhe Institutin e Shëndetit Publik, e zgjidhëm këtë problem që deri tani ishte i bllokuar në procedura administrative dhe siguruam këtë donacion. Faktori së shpejti do të jetë i disponueshëm për pacientët dhe do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e kësaj kategorie pacientësh”, theksoi ministri Klekovski.

Ministri shprehu mirënjohje ndaj shoqatës Hemolog për kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e trajtimit të pacientëve me hemofili dhe shtoi se po punohet që ata të kenë një regjistër të posaçëm, ashtu si pacientët me diabet dhe sëmundje të rralla.

Drejtori Elezi siguroi se të gjithë pacientët me hemofili janë të pajisur me terapinë e nevojshme, ndërsa njësitë e siguruara janë të destinuara për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale elektive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër