Klevis Qose zhvillon takim me këshilltaren e FBI-së pranë SPAK për krimin e organizuar

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 gusht Zhurnal.mk – Drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, priti në një takim Karma M. Smith, e cila ka nisur detyrën si Këshilltare e FBI-së për Çështjet e Krimit të Organizuar pranë SPAK në Shqipëri.

Sipas Qoses, diskutimet u përqendruan te vazhdimi i bashkëpunimit të nisur dhe përcaktimi i hapave të ardhshëm për të intensifikuar koordinimin ndërmjet institucioneve.

Gjatë takimit, drejtuesi i AMP-së shprehu vlerësimin dhe falënderimin për Jamar Williams, për kontributin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Takimi u zhvillua edhe në praninë e Richard Deasy, Atashe për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Qose theksoi se partneriteti me institucionet amerikane do të vijojë të ketë rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të AMP-së dhe në realizimin me profesionalizëm të misionit të saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër