Privohet nga liria 48-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur pasi tentoi të sulmonte bashkëshorten

Nga Xh M
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 27 gusht Zhurnal.mk – Një 48-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas denoncimit se ka sulmuar djalin e tij të mitur, pasi paraprakisht kishte tentuar të sulmonte bashkëshorten e tij

“Më 27.08.2026 në orën 00:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria Z.N.(48) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit se në shtëpinë familjare në Kumanovë ka tentuar të sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij 48-vjeçare, e më pas ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur”, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shton policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.N. do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër