Klubet arabe planifikojnë një tjetër përpjekje për transferimin e super yllit të Barcelonës

Nga D. V.
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas Mundo Deportivo, tri nga klubet kryesore të Superligës së Arabisë po e monitorojnë superyllin e Barcelonës, Raphinhan, dhe do të tentojnë të bëjnë një lëvizje për ta transferuar atë këtë verë.

Raportohet se Al Nassr u përpoq ta joshte sulmuesin brazilian me një ofertë shumë të majme vitin e kaluar, por ai vendosi të qëndrojë te Barça.

Më pas, ai shijoi sezonin më të mirë të karrierës së tij në edicionin e kaluar, duke luajtur rol kyç në fitimin e tripletës nga blaugranasit.

29-vjeçari ka pasur një sezon të vështirë këtë vit, i shoqëruar me lëndime, por ai mbetet po aq ndikues, gjë që dëshmohet nga bilanci i tij mbresëlënës: 19 gola dhe tetë asistime në 31 ndeshje.

Pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite, Barça nuk ka asnjë qëllim ta shesë Raphinhan, i cili ka kontratë deri në vitin 2028.

Po ashtu, edhe vet ylli brazilian po mendon vetëm ta pasurojë trashëgiminë e tij me klubin katalanas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër