Kodi i ri Zgjedhor, Kasami: Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë

Nga Xh M
1,407 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 qershor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se VLEN po e realizon edhe një premtim ka platforma parazgjedhore. Kasami thekson se Kodi i ri Zgjedhor përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike. Me këtë siç shkruan Kasami i mundësohet çdo mërgimtari pjesëmarrje në zgjedhjet e vendit.

Statusi i plotë i Bilall Kasamit.

“Po jetësojmë një tjetër premtim parazgjedhor nga Platforma e VLEN-it. Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë.

Kodi i ri Zgjedhor, i cili sot futet në Kuvend, përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike, duke ia mundësuar secilit mërgimtar pjesëmarrjen në zgjedhjet e vendit.

Mërgata jonë ka qenë gjithmonë pjesë e procese dhe shtyllë e zhvillimit dhe mirëqenies tonë. Tani e tutje do të jetë edhe pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes”, ka shkruar Bilall Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër