Thirrje kundër Ramës dhe marshim në Tiranë, protestuesit mbushin rrugët kryesore

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 qershor Zhurnal.mk – Pasi përfunduan fjalimet para godinës së Kryeministrisë, protestuesit u shpërndanë në marshim përgjatë akseve kryesore të Tiranës. Me slogane të forta dhe brohoritje të pandërprera, ata vijuan të kërkonin largimin e kreut të qeverisë, duke krijuar një atmosferë të ndezur në bulevardet e kryeqytetit.

“Rama jepe dorëheqjen! Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” ishin thirrjet që dëgjoheshin më shpesh, të artikuluara njëzëri nga qindra qytetarë gjatë marshimit.

Për shkak të lëvizjes së protestuesve, disa segmente rrugore u bllokuan përkohësisht. Ndërkohë, pjesëmarrësit në protestë shprehen se do të vijojnë qëndresën e tyre pa u tërhequr, derisa kërkesat të plotësohen plotësisht.

artikuj të ndërlidhura