Kodra e Diellit me temperatura nën zero dhe me 59 cm borë! Parashikimi i motit: Freskët në mëngjes, më ngrohtë gjatë ditës

Nga D. V.
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 mars – Sot në mëngjes temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodër të Diellit me -3°C, ndërsa temperatura maksimale prej 9°C është matur në Gjevgjeli, njofton DPHM. Në Kodër të Diellit shtresa e borës ka arritur 59 centimetra.

Deri në orën 08:30 janë regjistruar këto temperatura:

  • -2°C në Mavrovë,
  • -1°C në Manastir dhe Pretor,
  • 0°C në Tetovë, Prilep, Ohër dhe Krushevë,
  • 2°C në Berovë,
  • 4°C në Kriva Pallankë dhe Vinicë,
  • 5°C në Kumanovë,
  • 6°C në Shtip, Veles dhe Strumicë,
  • 7°C në Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Kavadar,
  • 8°C në Shkup-Zajçev Rid.

Gjatë ditës moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 18°C.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 15°C.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër