Kolona kilometrike në kufirin Kroaci–Mali i Zi, mërgimtarët të bllokuar prej mbi 12 orësh

Nga Xh M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 1 gusht Zhurnal.mk – Prej më shumë se 12 orësh, bashkatdhetarët tanë po qëndrojnë të bllokuar në një kolonë disa kilometra të gjatë në kufirin mes Kroacisë dhe Malit të Zi.

Sipas raportimit të IndeksOnline, lëvizja është ngadalësuar për shkak të problemeve teknike gjatë procesit të verifikimit në pikën e kontrollit kufitar.

Qindra mërgimtarë që janë nisur drejt atdheut kanë rrëfyer për io përvojën e tyre, duke thënë se pritja ka nisur që në orët e mëngjesit.

Një bashkatdhetar, i cili foli në kushte anonimiteti, deklaroi se ndodhej në kolonë prej 12 orësh dhe se nuk e dinte sa ishte zgjatur radha pas tij. Ai tregoi se, ndonëse deri në destinacion kishin mbetur 15 kilometra, prisnin aty që nga mëngjesi. Sipas tij, askush nuk e di arsyen e situatës, ndërsa njerëzit po ndëshkohen nga pritja e gjatë. Në radhë, siç tha ai, ka fëmijë, të moshuar, gra dhe persona të sëmurë, si dhe shumë udhëtarë që kanë mbetur pa ushqim.

Ai njoftoi gjithashtu se një autoambulancë sapo ishte afruar për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër