Kombëtarja iraniane ende nuk ka marrë viza për në SHBA përpara Kupës së Botës 2026

Nga D. V.
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Federata Iraniane e Futbollit ka raportuar se lojtarët e ekipit kombëtar ende nuk kanë marrë viza amerikane për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.

Kampionati Botëror po afrohet me ardhjen e qershorit dhe tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika kanë bërë përgatitjet e fundit për një organizim më madh.

Megjithatë, disa kombëtare pjesëmarrëse kanë hasur në probleme dhe njëra nga to është ajo e Iranit, e cila ende nuk marrë viza për udhëtim pasi është në luftë me ShBA-të dhe Izraelin.

Presidenti i federatës, Mehdi Taj, deklaroi se një takim me përfaqësuesit e FIFA-s do të zhvillohet në ditët në vijim, në të cilin pala iraniane pret të marrë garanci se situata do të zgjidhet.

“Nesër ose pasnesër, do të kemi një takim vendimtar me FIFA-n. Ata duhet të na japin garanci, sepse çështja e vizave ende nuk është zgjidhur. Nuk kemi marrë asnjë informacion nga pala tjetër në lidhje me atë se kujt i janë miratuar vizat. Deri më tani, nuk është lëshuar asnjë vizë e vetme”.

“Lojtarët duhet të udhëtojnë për në Ankara për të marrë gjurmët e gishtërinjve, por po përpiqemi ta organizojmë këtë në Antalia në mënyrë që të mos ketë nevojë të udhëtojnë për në Ankara”, ka thënë Taj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër