Kombëtarja Shqiptare zyrtarizon edhe një tjetër miqësore për muajin qershor

Nga D. V.
565 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren e Shqipërisë, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit.

Kjo do të jetë përballja e shtatë në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para si miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Evropiane.

Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.

Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në stadiumin “Air Albania”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër