Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos sot në Kosovë – takohet me Haxhiun e Kurtin

Nga D. V.
239 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë.

Takimi do të mbahet në ora 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.

Pas takimi të dy së bashkë do të mbajnë një konferecë për media.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër