Komisioni Evropian Glorifikim nuk ka vend në BE

Nga Xh M
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 29 gusht Zhurnal.mk – Komisioni Evropian beson se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE. Bashkimi Evropian ka theksuar përgjegjësinë e institucioneve serbe në lidhje me funeralin e Mladiqit, i cili vdiq në Hagë të enjten.

“Nëse Ratko Mladiq varroset në Serbi, u takon autoriteteve serbe të konfirmojnë çdo rol që mund të kenë në organizimin ose varrimin e Ratko Mladiqit”, tha Komisioni Evropian. Mladiq pritet të varroset në Serbi. Ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç njoftoi po atë ditë se ai do të varroset me nderime të plota shtetërore.

Ratko Mlladiq, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Vendimi i Gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër