Liverpooli gjen “Van Dijkun e ri”, por përballet me një problem të madh

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Liverpooli ka nisur të mendojë për të ardhmen e repartit defensiv dhe në listën e objektivave të klubit anglez është futur edhe Finn Jeltsch, mbrojtësi 20-vjeçar i Stuttgartit.

Sipas raportimeve të Fussball Daten, Jeltsch shihet në Anfield si një kandidat për të marrë rolin e Virgil Van Dijk, teksa Liverpooli pritet ta ketë forcimin e mbrojtjes si një prej prioriteteve kryesore në afatin kalimtar të ardhshëm.

Trajneri Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të ndërhyjnë në repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit 2027.

Megjithatë, Liverpooli mund të përballet me një pengesë të madhe, pasi Stuttgart nuk dëshiron ta lejojë largimin e reprezentuesit gjerman U-21 gjatë sezonit.

Klubi gjerman e ka vlerësuar Jeltschin me 50 milionë euro dhe nuk është i gatshëm të negociojë shitjen e tij para verës së vitit 2027.

Kjo do të thotë se Liverpooli mund të detyrohet të presë deri në qershor për të tentuar transferimin e talentit gjerman.

Në Anfield po shqyrtohet nëse ia vlen të paguhet shuma prej 50 milionë eurosh për një mbrojtës që shihet si një investim afatgjatë dhe si pasardhës potencial i kapitenit Van Dijk.

Por Liverpooli nuk është klubi i vetëm që po e ndjek situatën e 20-vjeçarit.

Arsenali dhe Manchester United gjithashtu kanë dërguar rregullisht skautë në Gjermani për ta monitoruar mbrojtësin e Stuttgartit.

Kështu, gjithçka po paralajmëron një garë të madhe mes tre gjigantëve anglezë për Jeltschin gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2027.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër