Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Ekipet ndërtimore vazhdojnë me realizimin e aktiviteteve infrastrukturore në Manastir. Pas përfundimit të asfaltimit të rrugës “Kozara”, sot janë asfaltuar edhe dy rrugë në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit – “11 Marsi” dhe “Pande Nikollov”.
Nga Komuna e Manastirit informojnë se bëhet fjalë për një gjatësi të përgjithshme prej 220 metrash, ku paraprakisht ishte kryer rekonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit me mbështetje financiare nga Ministria e Transportit.
Asfaltimi i karrexhatës dhe vendosja e ndriçimit rrugor realizohen me mjete nga buxheti komunal. Për asfaltimin janë siguruar 4.487.000 denarë, ndërsa për ndriçimin e ri rrugor janë ndarë 1.586.392 denarë.
Nga vetëqeverisja lokale theksojnë se me këto aktivitete po përmirësohet infrastruktura rrugore dhe kushtet për banorët dhe vizitorët e këtij pjesë të qytetit.
