Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, së bashku me personat përgjegjës për projektin, sot bënë inspektim të punimeve ndërtimore për ndërtimin e një salle tipike sportive shkollore në oborrin e SHF “Stiv Naumov” Manastir.
“Palestra do të ketë sipërfaqe prej 650 m² dhe do të jetë e destinuar për aktivitete sportive dhe rekreative në sporte të vogla si basketboll, volejboll, gjimnastikë, hendboll, ping‑pong dhe sporte të tjera të lidhura me arsimin shkollor.
Objekti do të ketë dy seksione, njëra për hapësira ndihmëse (zhveshtore, zyrë dhe tualete), ndërsa seksioni tjetër është palestra me dimensione 15 me 30 metra dhe lartësi 7,6 metra”, njofton Komuna e Manastirit.
“Vlera e përgjithshme e projektit është 48.297.406 denarë dhe janë mjete nga thirrja e dytë qeveritare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa një pjesë prej tyre nga buxheti i Komunës së Manastirit.
Ngadalësim i dinamikës së ndërtimit pati për shkak të nevojës për ndryshime dhe plotësime të projektit për harmonizim të fazës së termoteknikës dhe përmbushjen e parametrave për efikasitet energjetik.
Përveç kësaj shkolle, salla të tilla tipike shkollore do të marrin edhe SHF “Todor Angelovski” dhe shkolla e varur “Dame Gruev” në Dolno Orizari”, shtohet në njoftimin e Komunës së Manastirit.
