Komuna e Tearcës në vitin 2025 ka harxhuar 28.886 euro vetëm për naftë

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tearcë, 31 janar – Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Tearcës gjatë vitit 2025 ka shpenzuar plot 28.886 euro për naftë, ose 1.763.451 denar, një shumë që konsiderohet jashtëzakonisht e lartë për një komunë të vogël, njofton Tema.mk.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se në vitin 2019, për të njëjtën kategori shpenzimesh, komuna kishte harxhuar rreth 9 mijë euro, shumë kjo dukshëm më e ulët krahasuar me vitet e fundit.

Këto shifra ngrejnë pikëpyetje serioze, sidomos duke pasur parasysh faktin se Komuna e Tearcës është kritikuar vazhdimisht ndër vite për mungesë transparence dhe llogaridhënieje ndaj publikut.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër