Komuna e Tetovës: Uji në qytet është i pijshëm

Nga I.A
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës njofton qytetarët se bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se, bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme”.

“Sa i përket linjës së ujit që furnizon zonën e Kodrës së Diellit, uji duhet të përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije, pasi nuk i nënshtrohet procesit të klorifikimit dhe, për rrjedhojë, nuk është i përshtatshëm për konsum”, thonë nga Komuna e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër