Komuna e Zhelinës fillon asfaltimin e rrugës Merovë-Sallarëvë

Nga B.M
1,138 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zhelinë, 18 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Merovë dhe Sallarëvë.

Sipas pamjeve të publikuara në fejsbuk profilin e Sejdiut, makineritë e rënda janë tashmë në teren dhe po punohet me intensitet të lartë për shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

Ky projekt pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e banorëve dhe të rrisë sigurinë rrugore në këtë pjesë të Malësisë së Zhelinës.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër