Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

nga D. V.

Shkup, 1 dhjetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në disa vende në rrugë të lagura, informoi LAMM në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i trafikut në rrugën jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatshme, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi për reshje bore. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga LAMM rikujtojnë obligimin ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More