Konferenca e Kryetarëve, nuk arrihet dakordësia për kalendarin e punimeve, miratohet nënkomisioni për dezinformimin

Nga Xh M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 qershor Zhurnal.mk – Nën drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, Klodiana Spahiu, Konferenca e Kryetarëve zhvilloi mbledhjen e radhës për të diskutuar agjendën legjislative të periudhës së ardhshme. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan projektprogrami i punës për periudhën 15 qershor – 24 korrik 2026 dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 15 qershor – 3 korrik 2026.

Si rrjedhojë e mosarritjes së dakordësisë mbi këto dy dokumente, Konferenca e Kryetarëve vendosi që shqyrtimi dhe votimi i tyre t’i kalojë seancës plenare.

Në vijim të rendit të ditës, u shqyrtua Raporti i monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2026, i cili fokusohet në zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit për adresimin e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian për vitin 2025.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe iniciativa për ngritjen e një strukture të re brenda Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Sipas njoftimit zyrtar:

“Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, bëri me dije gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve edhe propozimin e deputetëve të mazhorancës në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, për ngritjen e Nënkomisionit për integritetin e informacionit publik, dezinformimin dhe ndërhyrjeve të huaja, kërkesë e cila u paraqit nga Kryetarja e komisionit, znj. Jorida Tabaku.”

Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën për ngritjen e këtij nënkomisioni, i cili do të ketë si fokus çështjet e integritetit të informacionit dhe luftën kundër dezinformimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër